Vdiq specialisti i mjekësisë interne nga Kumanova Shkuri Fazliji, për shkak të komplikimeve nga Kovid-19

Specialisti i mjekësisë interne, Dr. Shukri Fazliji (49) nga Kumanova, vdiq në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup, si rezultat i Kovid-19.  Fazliji ishte i punësuar në repartin Intern të Spitalit të Përgjithshëm- Kumanovë. Informacionin e konfirmoi drejtoresha Snezhana Zaharieva, e cila tha se i ka tronditur  të gjithë lajmi për vdekjen e kolegut dhe humbjen e një profesionist tjetër në ekip, njofton Portalb.mk.

“Fatkeqësisht, sot u informuam se një koleg tjetër humbi betejën me koronavirusin. Dhjetë ditë më parë, ai kishte simptoma që i ngjanin një ftohjeje, por më vonë doli të ishin simptoma klasike të koronavirusit. Ai vendosi të marrë terapi dhe trajtim në shtëpi për rreth një javë, pavarësisht insistimit tonë për të ardhur në repartin e sëmundjeve Infektive. Ai u soll në gjendje të rëndë të hënën dhe u transferua menjëherë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Shkup. U dëgjuam para dy ditësh me të dhe më tha se ndihej më mirë, shpresoja se do ta fitonte këtë betejë, por gjendja e tij u ndërlikua dhe padyshim që sëmundja mori vrull. Ai kishte edhe sëmundje shoqëruese, të cilat, në kombinim me virusin, ishin fatale për shëndetin e tij,” tha drejtoresha Zaharieva.

Ajo u bën thirrje qytetarëve që ta marrin seriozisht rrezikun e koronavirusit, të përdorin pajisje mbrojtëse personale, të kujdesen për shëndetin në përgjithësi, dhe veçanërisht të kërkojnë ndihmë mjekësore pas simptomave të para, sepse virusi nuk zgjedh moshën dhe gjininë, por sulmon në mënyrë të barabartë të gjithë .

Kjo është vdekja e dytë në spitalin e Kumanovës. Rreth një muaj më parë doktori Dragan Tasevski, mjek specialist i punësuar në repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, vdiq nga ndërlikimet e korona virusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button