Teoritë e konspiracionit dhe keqinformimi rreth vaksinave kundër Kovid-19
Teoritë e konspiracionit dhe keqinformimi nxisin mosbesimin tek vaksinat dhe mund të ulin nivelet e vaksinimit për COVID-19n në Amerikë dhe Britani nën normat e nevojshme për të mbrojtur komunitetet ndaj sëmundjes, thuhet në një studim të publikuar të enjten, transmeton Voa.
Studimi, ku morën pjesë 8,000 njerëz në të dyja vendet, zbuloi se më pak njerëz do ta “bënin patjetër” vaksinën sesa vlerësimi i shkencëtarëve, sipas të cilëve është e nevojshme që vaksinën ta marrë 55% e popullsisë për të siguruar të ashtuquajturin “imunitet të turmës”.
“Vaksinat funksionojnë vetëm nëse njerëzit i marrin ato. Dezinformimi shfrytëzon ankthin ekzistues dhe pasigurinë për vaksinat e reja apo për platformat që po përdoren për krijimin e tyre,” tha Heidi Larson, profesoresh në Shkollën e Londrës për Higjienën dhe Mjeksinë Tropikale, e cila ishte një ndër drejtueset e studimit.
“Kjo kërcënon të minojë nivelet e pranimit të vaksinës për COVID-19n”, tha zonja Larson, e cila është gjithashtu drejtoreshë e Projektit Ndërkombëtar të Besimit të Vaksinat.
Studimi publikohet ndërkohë që një ndër projektet kryesore të vaksinës dha rezultate premtuese këtë javë. Kompania Pfizer Inc tha të hënën se vaksina e saj eksperimentale për COVID-19 ka një efekt prej më shumë se 90%, bazuar në të dhënat e provave të fazës së vonë. Të dhënat shihen si një hap vendimtar në betejën për të frenuar pandeminë.
Në studimin për keqinformimin, 3,000 persona të anketuar në secilin vend u ekspozuan gjerësisht midis qershorit dhe gushtit ndaj njoftimeve keqinformuese në mediat sociale për vaksinën e koronavirusit. Ndërkaq, 1,000 personave të tjerë në secilin vend iu treguan informacione faktike në lidhje me vaksinën.
Para se të ekspozoheshin ndaj keqinformimit, 54% e këtyre personave në Britani thanë se ata “patjetër” do ta pranonin vaksinën, ashtu si 41,2% në Shtetet e Bashkuara. Por pas shfaqjes në Internet të dezinformimit, shifrat ranë me 6.4 përqind në Britani dhe 2.4 përqind në Shtetet e Bashkuara.
Studimi nxjerr se në të dyja vendet, njerëzit pa diplomë universitare, ata që bëjnë pjesë në grupet me të ardhura të ulëta dhe jo të bardhët kanë më shumë gjasa ta refuzojnë vaksinën.
Gratë, sipas studimit, kanë më shumë të ngjarë se burrat ta refuzojnë vaksinën për koronavirusin. Megjithatë, një numër më i madh të anketuarish në të dyja vendet thanë se do ta merrnin vaksinën nëse do të ishte fjala për të mbrojtur familjen, miqtë ose grupet e rrezikuara të popullatës.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut në muajin tetor në seancën e 11-të vendosi për mënyrën e blerjes së vaksinës kundër Kovid-19, përmes mekanizmit Covax.
- LEXO: Kovid-19, BE-ja gati për blerjen e vaksinës, Putin i bindur në ato ruse, derisa Trump vonesën e lidh me zgjedhjet në SHBA
- LEXO: Rusia thotë se vaksina e saj ‘Sputnik’ ofron mbrojtje prej 92 përqind kundër Kovid-19
- LEXO: Shkencëtarët gjermanë me origjinë turke kanë zhvilluar vaksinën e parë kundër Kovid-19
- LEXO: Kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech thonë se vaksina e tyre kundër Kovid-19 është mbi 90% efektive
- LEXO: Vaksina COVAXIN kundër Kovid-19 mund të jetë gati në muajin shkurt, vlerësoi shkencëtari Kant
- LEXO: Paqartësi për vaksinën e virusit Kovid-19
- LEXO: RMV, njerëzit infektohen për të dytën herë me Kovid-19, lakorja e infektimit nuk po korrigjohet
- LEXO: Vaksinë mund të ketë në dhjetor, por maskat dhe distanca mbeten, thotë Ursula von der Leyen
- LEXO: Gjermani, në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm pritet të nisë vaksinimin kundër Kovid-19
- LEXO: Pfizer: Kërkesa për miratimin e vaksinës nga SHBA, pas zgjedhjeve
- LEXO: Moska planifikon që në fund të vitit të fillojë vaksinimin masiv kundër koronavirusit
- LEXO: Vaksina e Oksfordit krijon përgjigje të fortë imune si te të rinjtë ashtu edhe te të moshuarit
- LEXO: COVID-19, dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin e vaksinës
- LEXO: Oksfordi do të vazhdojë testimin e vaksinës kundër Kovid-19, vullnetari që vdiq nuk kishte pranuar vaksinë
- LEXO: Vaksina kundër Kovid-19, edhe një kompani tjetër i pezulloi punimet
- LEXO: Në fazën e fundit u ndal testimi i vaksinës kundër Kovid-19
- LEXO: Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi për blerjen e vaksinës kundër virusit Kovid-19
- LEXO: Mjekët sqarojnë: Kush duhet të vaksinohet kundër gripit këtë vjeshtë