Lokomotiv Sofia interesohet për Shaqirin

Skuadra e ligës së parë bullgare Lokomotiv Sofia, ka shprehur interes për futbollistin e Dritës së Boovinës, Ardit Shaqirin.

Mesfushori strugan i cili gjashtëmujorin e kaluar u aktivizua me skuadrën e Dritës së Bogovinës, është kontaktuar nga përfaqsuesit e ekipt bullgar të cilët për momentin ndodhen në vendin e 14 në tabelën e klasifikimit.

Lajmin për Portalb e ka konfirmuar edhe vet futbollisti strugan, i cili thekson se ka pasur kontakt me përfaqsues të klubit bullgar por se informacione më të detajuara do të ketë vetëm nëse arrin të gjejë gjuhë të përbashkët me përfaqsuesit e Lokomotivës së Sofjes.

Shaqiri shprehet i kënaqur me aktivizimin e tij në skuadrën e Dritës dhe nuk përjashton mundësinë që të vazhdojë përsëri me bogovinasit, nëse në adresë të tij nuk paraqitet ndonjë opsion më i përshtatshëm, por siç thotë futbollisti kjo do të varet edhe nga kushtet të cilat do të ofrojnë këta të fundit për futbollistin.

Për Shaqirin i cili luajti një gjysmësezon të shkëlqyer me Dritën, gjithashtu kanë shprehur interes disa klube nga Kosova dhe Shqipëria. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button