Arrestohen 18 persona të “Mafias së Frankfurtit”

Tetëmbëdhjetë persona nga Haraçina, Velesi dhe Kumanova, për të cilët MPB-ja dyshon se janë pjesë e “Mafies së Frankfurtit”, janë arrestuar gjatë aksionit të djeshëm në bashkëpunim me Policinë gjermane dhe austriake gjithsej dhe e njëjta është në kërkim të 4 të tjerëve. Të gjithë të dyshuarit janë të moshës 22 deri në 45 vjeçare.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ka informuar se janë siguruar prova për 43 persona për përfshirjen e tyre në tregtinë me heroinë. 

Në aksionin e koduar “Dirigjenti”, janë sekuestruar gjithsej 13.5 kilogramë heroinë dhe rreth 2 kilogramë kokainë. 

Drejtor i Byrosë për Siguri Publike, Ljupço Todorovski, ka sqaruar se në Maqedoni kishin funksionuar tre grupe kriminale – në Haraçinë të Shkupit, Veles dhe Kumanovë. 

Sipas tij, organizatorët e trafikut me drogë kishin rekrutuar djem të rinj të panjohur për Policinë, dhe më pas i kishin trajnuar dhe pajisur me dokumente udhëtimi bullgare për të udhëtuar drejt Vjenës ku kanë operuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button