‘Karadak Mahalla’ egërsisht e ndotur!! (FOTO)

Kjo lagje e banuar kryesisht me shqiptar, që graviton në Komunën Qendër, është lënë pas dore tërësisht.

‘Karadak Mahalla’ gjendet shtrihet për rreth shkollës fillore ‘Kongresi i Manastirit’, mbrapa Universitetit ‘Shën Kirili e Metodij’ në Shkup, përballë Radio Televizionit të Maqedonisë.

Fotografitë që realizoi Portalb, nuk duan shumë fjalë. Shumë qytetarë, qindra nxënës, dhe student çdo ditë kalojnë nëpër to për të kryer obligimet ditore.

Nga Komuna Qendër, nuk janë të njoftuar me rastin, na thanë se do të intervenojnë.

‘Ne nuk jemi të njoftuar me këtë problematikë, do të dalim ne terren do të shohim për çka bëhet fjalë, dhe nëse është në kompetenca tona, do të dërgojmë ekipet për ta pastruar’ tha Ylber Latifi, nga Komuna Qendër./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button