Cërvenkovski konfirmon, LSDM kërkon zgjedhje lokale dhe parlamentare

Karakteri i problemeve në shtet është i atillë që ato mund të zgjidhen vetëm me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe marrjen e pushtetit qendror me legjitimitet të ri demokratik – kumtoi lideri opozitar Branko Cërvenkovski.

“Ky pushtet s’ka kredibilitet të organizojë zgjedhje korrekte dhe demokratike lokale. Me vet pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale LSDM-ja do të bëhej bashkëpjesëmarrëse në etablimin shtesë të shtetit partiak-policor apo legjitimimin e këtij pushteti totalitar.

Nisur nga kjo, qëndrimi i LSDM-së është që zgjedhjet lokale të mbahen vetëm së bashku me ato parlamentare, ndërsa zgjedhjet parlamentare vetëm nëse ato janë korrekte dhe demokratike”, tha Cërvenkovski.

“Me nocionin korrekte dhe demokratike opozita nënkupton që ato të organizohen dhe zbatohen nga Qeveria me kredibilitet, ndërsa dikasteret kyçe: Drejtësia, MPB dhe Financat të udhëhiqen nga personalitete që garantojnë objektivitet, kjo është kërkesa kyçe e opozitës.

Kërkohet edhe drejtor i ri i RTVM-së, kod zgjedhor sipas rekomandimit të OSBE-ODIHR-së dhe listë plotësisht të pastruar zgjedhore.

Nëse kërkesat refuzohen, LSDM-ja dhe opozita do të vazhdojnë me demokracinë rrugore dhe rezistencën qytetare, deri sa të realizohen këto qëllime, kumtoi Cërvenkovski. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button