Edhe 140.000 euro shtesë për portën “Maqedonia”

Ministria e Kulturës do të shpenzojë 140 mijë euro shtesë për rregullimin dhe ndriçimin e portës “Maqedonia”, bën të ditur gazeta “Vest”.

Krahas kontratës me kompaninë “Granit”, sipas së cilës ndërtimi i portës do të kushtojë 4,5 milionë euro, mediat maqedonase kanë siguruar edhe kontratën e kompanisë “Dizajn Fantazi”, e cila do të bëjë furnizimin me enterier, mobilie dhe ndriçim të objektit.

Kompania “Granit” do të përfitojë rreth 50 mijë euro për ndërhyrjet e saj, kurse e dyta, ajo “Dizajn Fantazi”, rreth 90 mijë euro./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button