Qeveria ndan 148 milionë denarë për promovimin dhe zhvillimin e turizmit

Qeveria e Maqedonisë ka ndarë 148.000.000 denarë për zhvillimin dhe promovimin e turizmit në vitin 2013,informoi sot në një conference për shtyp zëdhënësi Aleksandër Georgiev.

“Këto 148,000,000 denarë janë për 2.5 herë më shumë fonde se vitin e kaluar, kur shuma ishte vetëm 60.000.000 denarë”, tha Georgiev.

Tërheqja e turistëve të huaj do të subvencionohet me një millionë euro, ndërsa 53 milionë denarë do të ndahen për promovimin e Maqedonisë si destinacion turistik.
Sipas programit që tashmë është miratuar nga Agjencia e Qeverisë për promovimin e turizmit kjo e fundit është detyruar që të mundësoje prezantimin e vendit gjatë këtij viti në 18 prej panaireve më të mëdha botërore, duke përfshirë Moskën, Vjenën, Turqinë, Indinë, Kinën, SHBA-të dhe rajonin.

Lajme të ngjashme

Back to top button