Samaras megjithatë u takua me Nimetz

Kryeministri grek Andonis Samaras është kyçur në takimin e ndërmjetësuesit Metthew Nimetz dhe shefit të diplomacisë greke, Dimitris Avramopulos, që u mbajt sot në Athinë.

Edhe pse në fillim pjesëmarrja e tij në këtë takim nuk u paralajmërua, prapëseprapë, ai ishte prezent në këtë takim, i cili filloi gjysmë ore më parë nga që ishte caktuar.

Takimi i Nimetz me Avramopulos dhe Samaras është në kuadër të vizitës së tij katër ditore në Greqi dhe Maqedoni. Pas qëndrimit në Athinë, Nimetz vjen në Shkup, ku do të takohet me pjesëtarë të kreut shtetëror./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button