Windows Live Messenger kalon në histori

Windows Live Messenger nga 15 marsi zyrtarisht do të pensionohet. Të gjithë përdoruesit e të njëjtit do të barten në Skype, njoftuan nga Microsoft. Messenger në të ardhmen do të përdoret vetëm në Kinë.

Microsoft e ka blerë Skype në tetor të vitit 2011 me çmim prej 8,5 miliardë dollarë, njofton portali Mashable, ndërsa gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar edhe kryetari i Skype, Tony Bates nëpërmjet të bllogut të tij njoftoi se Messenger do të ndalojë së punuari gjatë kuartalit të parë të vitit 2013./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button