PDSH me iniciativë në qytetin e Shkupit për shqipen në autobusë

Grupi i këshillëtarëve të PDSH-së do të ngre iniciativë në Këshillin e Qytetit të Shkupit që të sigurohet zbatimi i gjuhës shqipe nga ana e Ndërmarrjes për Transport Publik “Shkup”.

Me këtë iniciativë, grupi këshilltar i PDSH-së kërkon që kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski të siguron zbatimin e barabartë të dy gjuhëve shqiptare, maqedonishtes dhe shqipes. Ata kërkojnë që Këshilli i Qytetit të sjell konkluzione me të cilat do të obligon kryetarin e Qytetit të Shkupit të menjanonjë shkeljet e ligjit dhe të sanksionojë të njëjtat.

Iniciativa e PDSH-së pritet të vihet në rend dite ditën e martë, për kur është caktuar seancë e rregullt e Këshillit të Qytetit. Ndryshe, dje lëvizja qytetare “Zgjohu” ka paralajmëruar padi për drejtorin e NTP “Shkup” Misha Nikollov për mosrespektimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button