Shënohet 9-vjetori i tragjedisë së 9 janarit, familjarët apelojnë për drejtësi

Sot bëhen 9 vjet nga tragjedia e 9 Janarit, ku në tentativë për të udhëtuar drejt Italisë, humbën jetën 20 persona ndërsa 8 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Në këtë përvjetor, të afërm të viktimave dhe familjarë të tyre shprehen të zhgënjyer nga drejtësia, e cila sipas tyre nuk ka bërë si duhet punën e saj.

Në një deklaratë për mediat ditën e djeshme, familjarët i kërkuan vënien para përgjegjësisë ligjore të fajtorëve të vërtetë.

“Kërkojmë që në Shqipëri t’i hapet rrugë drejtësisë me qëllim që funksionarët e lartë të shtetit të jenë të hetueshëm, të vihen përpara drejtësisë. Kjo është e vetmja rrugë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më”, tha një nga familjarët e viktimave, duke i kërkuar kryeministrit Berisha, i cili në krye të herës në vitin 2004 kur ishte në opozitë u kishte dalë garant duke u thënë se do të bëhej avokat mbrojtës i tyre në zbardhjen e tragjedisë dhe vënies para ligjit të shkaktarëve të saj.

Tragjedia e 9 Janarit ndodhi në afërsi të Vlorës në vitin 2004, kur gomonia me 36 klandestinë u nis në det të trazuar 5-6 ballë në drejtim të Italisë nga gjiri i Palasës. Si pasojë e mbytjes së gomones 28 persona humbën jetën ku viktimat ishin kryesisht nga zona e Shkodrës./portalb/

.

Lajme të ngjashme

Back to top button