Facebook përsëri ndryshon TIMELINE-in
Rrjeti social Facebook edhe njëherë do ta ndryshojë pamjen në mënyrë drastike dhe atë pa paralajmërime paraprake. Nëse ende nuk e shihni Timeline-n , atëherë ende nuk jeni në valën e parë të përdoruesve të cilëve u është mundësuar kjo.
Facebook në fillim të nëntorit 2012 e publikoi testimin e pamjes së re të TIMELINE profilit, kështu që ajo vendosi gjithçka në një kolonë të vetme, mirëpo nuk tregoi se ajo është vendimi përfundimtar dhe se është e obligueshme për të gjithë përdoruesit.