LSDM vendosi kushtet për të mos bojkotuar zgjedhjet

Qeveri teknike e cila në të njëjtën kohë do të organizojë zgjedhje lokale dhe të parakohshme. Ky është kushti kyç për të cilin Cërvenkovski ka kërkuar mendim sonte nga Këshilli qendror në mbledhjen e organizuar për të definuar kushtet e ndërprerjes së bojkotit të zgjedhjeve lokale të marsit 2013.

Në debatin e sotëm, shkruan 24 vesti, ka pasur qëndrime të ndryshme, rreth asaj se vallë LSDM-ja duhet të parashtrojë kushte apo të qëndrojë prapa paralajmërimeve të saja dhe të vazhdon deri në fund me bojkot.

Cërvenkovski ka qëndruar pas prioriteteve të deklaruara: ndryshim të kodit zgjedhor, listë zgjedhore të pastruar, kontroll të harxhimeve të parave shtetërore gjatë kohës së kampanjës, si dhe monitorim ndërkombëtarë të përforcuar.

Nga ana tjetër, burime të Brief.mk thonë se njëri nga kushtet me të cilin LSDM është e gatshme të garojë në zgjedhje është që njerëzit e parë në Ministritë për punë të brendshme, financave dhe të drejtësisë, të jenë persona të pranueshëm për të dy palët opozitë dhe qeveri.

Po ashtu do të kërkohet që drejtor i RTVM të jetë po ashtu person i cili gëzon besimin nga të gjithë si nga qeveria ashtu edhe nga opozita.

Nga kjo parti nesër zyrtarisht do të konfirmojnë vendimin e tyre./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button