Ahmeti : Shteti më ka borxh 1 milion euro

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti kërkon nga shteti t’ia kthejë një milionë euro të cilat ai i kishte depozituar për rastin “punëtorët e Mavrovës”, si garanci se të akuzuarit për rastet e Hagës do të jenë të kapshëm për gjykatat, shkruan gazeta “Vest”.

Ahmeti si kaucion për lirinë e të akuzuarve në rastin “punëtorët e Mavrovës” e ka lënë shtëpinë në Çair, e cila është shtab i BDI-së, e cila ishte vlerësuar me rreth një milionë euro.

Edhe pse Kuvendi për rastet e Hagës për rreth para një viti kishte shpallur amnisti, të akuzuarit ende nuk kanë marrë ndonjë vendim ku njoftohen se janë të liruar nga padia penale dhe për këtë arsye paratë si garanci ende nuk janë kthyer.

Nga Gjykata penale kanë theksuar se vendimet me të cilat njoftohen të akuzuarit se janë të liruar kanë hyrë në fuqi dhe gjatë këtyre ditëve do t’iu dorëzohen të akuzuarve.

Lajme të ngjashme

Back to top button