Gjykata Speciale me aktakuzë ndaj Rexhep Selimit, reagoi Albin Kurti

Rexhep Selimi, deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe një nga figurat e para publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar se ndaj tij ka një aktakuzë të konfirmuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatë Speciale, transmeton Portalb.mk.

“Po e ndjej për obligim t’ju njoftoj se nesër do të udhëtoj për Hagë (Holandë) që të përballem me këtë sfudë që i është vënë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para së gjithash”, njoftoi Selimi.

Ai vlerësoi se në këtë udhëtim shkon me kokën lart, duke theksuar idealët e UCK-së mbi gjithçka.

“Mirë u takofshim në fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Kam ditur e do të di gjithmonë ta mbroj lirinë e popullit, shtetin e Kosovës dhe UÇK-në e lavdishme”, deklaroi Selimi.

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me rastin e Rexhep Selimit dhe bastisjen e shtëpisë së Jakup Krasniqit, duke e vlerësuar si “padrejtësi”.

“10-shi i luftës sonë çlirimtare, gjithnjë e ka mbrojtur UÇK-në sepse e ka kuptuar mirë dhe e ka dashur shumë atë, sepse e ka bërë publike dhe e ka afirmuar UÇK-në, sepse nuk është ndarë kurrë nga Jasharët e Prekazit, sepse asnjëherë pasluftës nuk ka votuar në dëm të luftës çlirimtare e të shtetit të Kosovës, të lirisë së popullit e të mirëqenies së qytetarëve”, u deklarua Kurti për Selimin. Ai theksoi se është krenar me Rexhep Selimin.

Gjithashtu, në kuadër të një operacioni nga Zyra e Prokurorit të Specializuar apo Gjykata Speciale për krime lufte me seli në Hagë të Holandës, policia e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Policia e Kosovës po kryejnë bastisje në shtëpinë ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, si dhe në disa lokacione tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button