Milloshoski: Cërvenkovski një Edi Rama i dytë

Duke i komentuar ndodhitë e fundit politike në Maqedoni, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski sot në Parlamentin Evropian, transmeton Mia, tha se Edi Rama tash ka një ndjekës e ai është lideri i LSDM-së, Branko Cërvenkovski me bojkotin e tij ndaj Parlamentit.

“Vetëm të them se me këtë akt, Edi Rama i opozitës shqiptare, të cilin përfaqësuesi i OSBE këtu e përmendi si shembull negativ për veprat e tij në Shqipëri, tani më nuk është vetëm! Atij iu bashkëngjit edhe një përfaqësues i opozitës, i cili nga pamundësia ti përballojë rezultatet demokratike nga zgjedhjet e kaluara parlamentare të cilat ai vetë i kërkoi, dëshiron me bojkot ta kompensojë mungesën e reformave në partinë e tij” tha Milloshoski sot në konferencën kushtuar integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropan. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button