Dorëhiqet ministri serb Vuçiq

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Mbrojtjes. Ai ka paralajmëruar se tash e tutje do të mbajë vetëm postin e të dytit të qeverisë.

Nga radhët e partisë SNS, të Vuçiqit, dorëheqje kanë dhënë edhe ministri i Bujqësisë, Goran Knezeviq, ministrja e Sportit, Alisa Mariq, dhe ministri i Kulturës, Bratislav Petkoviq, ndërsa nga SPS’i i Daçiqit, dorëheqje ka dhënë ministri i Komunikacionit, Milutin Mrkonjiq.

Është ky fillimi i rikonstriumit të paralajmëruar të Qeverisë së Serbisë. Sipas Vuçiq, Rikonstruimi është i domosdoshëm për modernizimin e vendit.

“Nëse SNS që katër m ministra të saj t’i zëvendësojë me më të mirë, atëherë pres që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe partnerët e koalicionit”, theksoi ai.

“Mendoj se mundem, mendoja se jam më i ri, por tani po e shoh se nuk mundem që, në të njëjtën kohë, të luaj edhe në pozitën e qendërsulmuesit dhe në atë që qendërmbrojtësit”, u shpreh Vuçiq, derisa po sqaronte dorëheqjen e tij. 

Lajme të ngjashme

Back to top button