Panel diskutim për propozim ligjin e ri për buxhetet: Përfshirja e opinionit në procesin e planifikimit të buxheteve është një ndër segmentet kyçe

Zëvendësministri i Financave, Dimtar Kovaçevski deklaroi se propozim ligji i ri për buxhete, në të cilin Ministria e Financave ka punuar në 5 vitet e fundit dhe i njëjti përfundimisht është publikuar, ka për qëllim menaxhim efikas, transparent dhe modern të financave publike, shkruan Portalb.mk.

Kovaçevski, gjatë panel diskutimit për kornizën e re të krijimit të buxheteve në të ardhmen të organizuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur dhe Shoqatës për Hulumtime dhe Analiza, tha se Qeveria e zbaton programin për reforma në menaxhimin e financave publike, për avancimin e fushave të caktuara në financat publike: administrimi dhe pagesa e të ardhurave, parashikimi fiskal, përgatitja dhe realizimi i buxhetit, furnizimi publike, menaxhimi me borxhin, kontrolli i brendshëm publik financiar dhe revizioni i jashtëm.

“Në ligjin për buxhete nga viti 2005, me disa ndryshime plotësuese, janë rregulluar procedurat për përgatitjen, miratimin, realizimin e buxhetit të Maqedonisë së Veriut dhe buxhetit të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe qytetit të Shkupit, si dhe raportim për realizimin e buxhetit, të cilat nuk janë në pajtueshmëri me trendin e ri, rekomandimet e institucioneve ndërkombëtare dhe direktivat e Bashkimit Evropian. Nga arsyet e theksuara, Ministria e Financave ka shqyrtuar nevojën e përpunimit të një ligji tërësisht të ri. Do të doja të theksojë se përmirësimi i menaxhimit të financave publike dhe përforcimi i planifikimit afatmesëm të buxhetit është një ndër prioritetet më të mëdha të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në procesin e qasjes në Bashkimin Evropian. Më tej, propozim ligji i ri për buxhete është në pajtueshmëri me direktivat e BE-së dhe me përcaktimin e përmirësimit të sistemit për menaxhim me financat publike, që ka për qëllim sigurimin e kornizës për zhvillimin e politikës fiskale të shëndoshë, të parashikueshme dhe të qëndrueshme dhe rritjen e disiplinës buxhetore dhe përgjegjësisë”, tha Kovaçevski.

Viktor Mitevski nga Shoqata për Hulumtime dhe Analiza, i cili ka qenë këshillitar i Ministrisë së Financave, tha se miratimi i ligjit është hap pozitiv drejt avancimit të sistemit për menaxhim me financat publike.  Mitevski foli edhe për mangësitë e propozim ligjit dhe nevojën e harmonizimit shtesë të tij me parimet evropiane për menaxhim me financat publike.

“Fakti që ky tekst i ligji përmban nene që i rregullon principet fiskale është për t’u përshëndetur, por është e rëndësishme të theksohet se propozimi nuk përmban definim të plotë dhe gjithëpërfshirës të rregullave fiskale të cilat dihet të sigurojnë sistem stabil dhe të qëndrueshme të financave publike. Miratimi i ligjit për buxhete duhet të përcillet me miratimin e një numri të madh të akteve nënligjore dhe kuptohet vendosje të sistemit të integruar informativ i cili do të mundësojë implementim të tërësishëm të ligjit”, tha Mitevski.

Sipas drejtoreshës së FSHH, Fani Karanfillova Panovska, përfshirja e opinionit që në procesin e planifikimit të buxheteve është një ndër segmentet kyçe të krijimit të një buxheti që i pasqyron nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

“Në këtë mënyrë, institucionet do të obligohen të mbajnë llogari për nevojat e qytetarëve dhe t’i përfshijnë qytetarët që nga fillimi, gjatë krijimit të qarkoreve buxhetore. Mungesë e madhe e propozim ligjit është mangësia për përbërjen e Këshillit Fiskal, përkatësisht këshillit përveç që do të përfaqësojë opinionin profesional dhe akademik, duhet ta përfaqësojë edhe sektorin civil”, deklaroi ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button