Qytetarët kërkojnë që të ndryshojnë praktikat e deritanishme zgjedhore

Civil – Qendra për liri filloi aktivitetet e saj lidhur me projektin “Zgjedhje të lira dhe pa dhunë 2013”, me punë të fokus grupeve, në të cilat pjesëmarrës ishin të rinjtë, të papunësuarit (punonjës falimentues) dhe të punësuar në administratën publike.

Në temën “Zgjedhjet 2013”, ndërsa në kontekst të ciklit parazgjedhor, pjesëmarrësit i shpalosën përvojat e tyre të deritanishme dhe pritjet e ardhshme.

Të rinjtë, të gjithë të panishëm dhe aktiv nëpër rrjetet sociale, lanë përshtypje rebeluese dhe plot energji kur është fjala për kritika ndaj partive politike, aktivistëve partiakë dhe fushatave partiake. Besojnë në ndryshime, dhe me entuziazëm synojnë të jenë pjesë e të njëjtave.

Të papunësuarit, një pjesë e tyre janë falimentues, u pajtuan se çdo qytetar është i obliguar ta jep votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Por, përvojat e tyre personale i përcollën si dështuese, të palakmueshme në sundimin e cilësdo garniturë të deritanishme. Përveç pak shpresë për ndryshime dhe freski në vendimet politike, nuk dhan pritje shtesë apo besim ndaj asaj që tani ofrohet nga politikanët aktualë.

Nëpunësit shtetëror, të punësuar në komua apo në disa ministri dikasteriale, konfirmuan përvoja me njëfarë forme të trysnisë në vendin e punës në secilin cikël zgjedhor. Disa thanë se kanë pasur përvoja personale, ndërsa të tjerët theksuan se e dinë që kjo gjë u ka ndodhur të afërmëve apo miqve të tyre. /portalb/

 

Lajme të ngjashme

Back to top button