Veljanovski thotë se nuk e ka shkelur marrëveshjen me Institutin për demokraci

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë konsideron se nuk është me rëndësi se si janë plasuar rezultatet e anketës së institutit për demokraci në publik dhe nuk e përmend vërejtjen kryesore të Institutit për atë se dy pyetjet kontestuese janë porositur nga parlamenti për përdorim të brendshëm, dhe se janë publikuar pa dijen e atyre që e kanë realizuar anketën.

“Rezultatet e anketës nuk kontestohen nga askush, por kontestohet ajo se a është dashur të mbahet brifing apo prezantim publik. Konsiderojmë se pasi rezultatet iu dorëzuan zyrtarisht Kuvendit të RM-së, to mund dhe duhet të jenë në dispozicion të publikut. Mënyra e prezantimit të rezultatave (brifing ose prezantim) është çështje e dorës së dytë, ndërsa me rëndësi primare janë rezultatet. Është fakt se qëndrimet e një partie politike dallojnë dukshëm me perceptimin e qytetarëve për ngjarjet që ndodhën në Kuvend”, njoftoi Kabineti i kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski.

Nga Instituti sot njoftuan se me kërkesë të shfrytëzuesit, e në pajtim me porositësin, është pranuar që dy pyetjet të shtohen në pyetësorin e këtij viti, “para së gjithash në emër të bashkëpunimit korekt paraprak, por edhe në bazë të marrëveshjes xhentëllmene se detajet rreth prezantimit të rezultatave nga anketa do të negociohen në mënyrë plotësuese”.

Në reagimin që iu dërgua mediumeve sqarohet se “duke pasur parasysh se në fund të vitit 2012, më saktë më 24 dhjetor 2012, dhe disa ditë para saj, ndodhën ngjarje që në mënyrë të konsiderueshme mund të ndikojnë në perceptimin e qytetarëve për punën  e Kuvendit, anketa u plotësua edhe me dy pyetje që ndërlidhen me perceptimin për ngjarjet e 24 dhjetorit 2012”. 

“Pyetja e parë, në përgjithësi e shqyrton percpetimin e qytetarëve për atë se a duhet të respektohet rendi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pa marrë parasysh se sa janë ashpërsuar dallimet politike ndërmjet deputetëve. Ndërsa, pyetja e dytë, konkretisht e vlerëson perceptimin e qytetarëve kur ka situatë të mosrespektimit të rendit, gjegjësisht, në qoftë se nuk respektohet rendi në sallën plenare të Kuvendit, a duhet kryetari i Kuvendit t’i largojë nga salla plenare deputetët që e pengojnë punën e tij”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të Veljanovskit.

Sipas dy pyetjeve të porositura, mbi 70% e qytetarëve të anketuar janë deklaruar se deputetët duhet të largohen nga salla nëse nuk e respektojnë rendin e punës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button