Skandal: Kuvendi e ka keqpërdorur anketën e Institutit për demokraci

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë javën e kaluar u lavdërua me përkrahjen që e ka marrë nga qytetarët dhe me përkrahjen e rritur për kryetarin e saj. ?nketën e realizoi Instituti për demokraci “Societas civilis”.

Instituti sot doli me një reagim me shkrim ku thuhet se dy pyetjet e para të anketës “Nëse deputetët nuk e respektojnë rendin në Kuvend, a duhet të largohen prej atje?” dhe “A duhe të respektohet rendi edhe përkundër raporteve të ashpërsuara?”, të cilat kanë qenë të porositura nga Kuvendi i RM-së, është dashur të përdoren për nevojat e tyre të brendshme.

“Në prag të anketës e cila realizohet në mënyrë tradicionale në fillim të vitit, IDSCS mori kërkesë për futjen e dy pyetjeve plotësuese “kontrolluese”. U tha se rezultatet nga këto dy pyetje, të cilat përndryshe i shmangen pyetësorit të përcaktuar që përdoret për çdo vit, do të shërbejnë vetëm për “nevojat të brendshme”.

– IDSCS ka vërejtje metodologjike dhe përmbajtësore për formulimin e këtyre dy pyetjeve plotësuese. Megjithatë, me kërkesë të shfrytëzuesit, e në pajtim me porositësin, u pranua që ato të shtohen në pyetësorin e këtij viti, para së gjithash në emër të bashkëpunimit korekt paraprak, por edhe në bazë të marrëveshjes xhentëllmene se detajet rreth prezantimit të rezultatave nga anketa do të negociohen në mënyrë plotësuese.

– Formati i prezantimit të rezultateve të hulumtimit, gjatë brifingut të fundit me gazetarët, shmanget nga praktika e përcaktuar nga vitet e mëparshme, kur mbaheshte konferencë publike për shtyp në Kuvend, me prezencë të përfaqësuesve të IDSCS dhe VFD”, shkruan në njoftimin e Institutit që është publikuar në ueb-faqen e tyre zyrtare.

Sipas anketës, madje 72% të qytetarëve janë përgjigjur me “po” në pyetjen “Nëse deputetët nuk e respektojnë rendin në Kuvend, a duhet të largohen prej atje?”

Në pyetjen e dytë që e ka parashtruar Kuvendi i RM-së e cila ka qenë “A duhe të respektohet rendi edhe përkundër raporteve të ashpërsuara?”, pozitivisht janë deklaruar 94% e të anketuarve.

Anketa tregon se është rritur rejtingu edhe i kryetarit të parlamentit, Trajko Veljanovski. Punën e tij pozitivisht e kanë vlerësuar 53% e të anketuarve, 29% janë deklaruar negativisht, ndërsa 17% janë përgjigjur me “nuk e di”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button