Daçiç, Millosheviçi i vocërr!

Vizita dhe qëndrimet e Ivica Daçiç në Shkup kthejnë Sërbinë në vitet e 90-ta vlerëson Prof.Dr Qashif Bakiu në një prononcim për Portalb. 

Bakiu thotë se deklaratat e tij  gjithashtu janë të ngjashme me politikanët maqedonas, kur bëhet fjalë me për qëndrimet e tyre ndaj shqiptarëve.

“Dacici në shkup luajti rrolin e Millosheviqit, por një regjisor do kishte thënë se ekzekutimi i ngjante më shumë Millosheviqit të vocërr. Qëndrimet e tij kthejnë Sërbinë në vitet 90-ta. 
Me deklaratat e tij për “shqiparët terroristë” ai ishte në një vijë propaganduese me politikën maqedonase, mjafton të rikujtoni propagandën për rastin Monstra, ku shqiptarët ishin Al-kaida, terroristë dhe çfar jo” tha Prof.Dr Bakiu.

Sipas Bakiut, në esencën e deklaratës së Daçiçit kishte shumë kërcënime ndaj shqiptarëve, shteteve të BE-së dhe SHBA-ve, gjë që sjell në pah edhe një herë karakterin dhe mentalitetin e politikës tradicionale serbe. 

“Përfundimisht ShBA, BE dhe Shtetet e Ballkanit duhet të aplikojnë metoda izoluese për këtë politikë të vjetër serbe. Në të kundërt politika e Daçiçit do të prodhoj konflikte, dhe atë jo vetëm me shqiptarët por edhe konflikt brenda Serbisë dhe brenda serbëve”, vlersoi profesori universitar Qashif Bakiu.

Lajme të ngjashme

Back to top button