Vjedh ar me vlerë prej 200.000 denarësh

Ar me vlerë prej 200.000 denarësh (rreth 3.250 euro) janë vjedhur nga një shtëpi në lagjen Lisiçe të Shkupit, informojnë nga policia.

Vjedhja ka ndodhur prej orës 14 deri në orën 15, kur në shtëpinë e D.K. nuk ka pasur askush. Vjedhësi ka hypur nga ballkoni, e ka hapur derën me forcë dhe ka hyrë në shtëpi.

Në njërën prej dhomave ka gjetur një çantë grash në të cilën ka pasur stoli ari në vlerë prej 200.000 denarësh, e ka vjedhur atë dhe ka ikur. Policia është në kërkim të tij. /Portalb    

Lajme të ngjashme

Back to top button