Është identifikuar autori i tre vrasjeve me thikë në Nisë të Francës, u arrestua edhe një tjetër i dyshuar

Është identifikuar autori i vrasjeve, që ndodhën dje në Nisë të Francës. Bëhet fjalë për Brahim Aoussaoui, 21-vjeçarin me prejardhje nga Tunizia, i cili dje vrau një burrë dhe dy gra gjatë sulmit në bazilikën Notre Dame, njofton Portalb.mk.

Aoussaoui është me prejardhje nga Tunizia. Ai kishte mbërritur në Evropë me një anije gjatë muajit të kaluar. I lindur në Tunizi, Brahim Aoussaoui, kishte hyrë në Evropë përmes ishullit italian Lampedusa gjatë 20 shtatorit dhe arriti në Paris më 9 tetor.

Aouissaoui nuk ishte në listën e militantëve të dyshuar nga Tunizia dhe nuk ishte i njohur nga shërbimet e zbulimit francez, shkruan Reuters.

Sulmuesi është qëlluar 14 herë nga policia dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajnim.

Imazhi i sulmuesit është publikuar nga mediat franceze, ku 21-vjeçari shihet i mbuluar në gjak.

Ndërkohë një 47-vjeçar tjetër është ndaluar në Nisë, pasi dyshohet si i përfshirë në sulmin e djeshmëm.

Ai dyshohet të ketë pasur komunikim me autorin e sulmit me thikë në një kishë, njoftoi BFM TV, duke cituar një burim policie.

Presidenti Emmanuel Macron tha se Franca do të vendosë mijëra ushtarë të tjerë për të mbrojtur vendet e rëndësishme si vendet e adhurimit dhe shkollat, pasi alarmi i sigurisë së vendit është ngritur në nivelin më të lartë.

Duke folur jashtë kishës, Macron tha se Franca ishte sulmuar “për vlerat tona, për shijen tonë për liri, për aftësinë në tokën tonë për të pasur liri të besimit .

Sulmi erdhi pak më pak se dy javë pasi një mësuesi të shkollës së mesme në një periferi të Parisit iu pre koka nga një sulmues 18-vjeçar, pasi mësuesi  kishte treguar një karikaturë të Profetit Muhamed në klasë.

Kryeprokurori anti-terrorist Jean-Francois Ricard tha se i dyshuari në sulmin e së enjtes ishte një tunizian i lindur në 1999 i cili kishte mbërritur në Evropë më 20 shtator në Lampedusa, ishulli italian jashtë Tunizisë që është pika kryesore e zbarkimit për migrantët nga Afrika.

Një burim i sigurisë tuniziane dhe një burim i policisë franceze e quajtën të dyshuarin si Brahim Aouissaoui.

Ricard tha në një konferencë shtypi në Nisë se burri kishte hyrë në qytet me tren herët në mëngjes të enjten dhe u nis për në kishë, ku ai goditi me thikë dhe vrau një 55-vjeçar dhe i preu kokën një gruaje 60-vjeçare.

Sulmet e së enjtes,  erdhën në kohën e rritjes së zemërimit midis myslimanëve, pasi ata janë shprehur gjithmonë se nuk duan shfaqje te karikaturave të profetit. Nga ana tjetër Franca, duke u mbështetur në arsyetimin ‘liri e shprehjes’, nuk heq dorë nga karikaturat.

Asambleja Kombëtare e Francës dje mbajti një moment heshtje për viktimat e sulmit të fundit dhe udhëheqësit myslimanë francezë i nxitën besimtarët të anulonin të enjten festimet për ditëlindjen e profetit Islam. Qeveritë evropiane dhe të tjera gjithashtu kanë dërguar mesazhe ngushëllimi dhe kanë dënuar sulmet në Nisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button