Zbulim, në hënë ka ujë dhe akull më shumë se sa mendonte NASA

Hëna është konsideruar e thatë. Por, mesa duket në hënë dhe në më shumë vende ka më shumë ujë dhe akull sesa mendonte NASA. Astronautët e ardhshëm që kërkojnë ujë në hënë mund të mos kenë nevojë të shkojnë në krateret në rajonet e saj polare për ta gjetur atë. Ata në hënë mund ta kenë më të lehtë të gjejnë ujë dhe për të gërmuar akull, shkruan New York Times, trasmeton Portalb.mk.

Në një studim botuar të hënën nga “Nature Astronomy”, një ekip shkencëtarësh përdorën SOFIA, një teleskop infra të kuq i montuar brenda një avioni 747 jumbo jet, për të bërë vëzhgime që treguan prova të paqarta të ujit në pjesë të hënës.

“Ky zbulim vërteton se uji mund të shpërndahet nëpër sipërfaqen hënore dhe të mos kufizohet në vendet me hije të ftohtë pranë poleve hënorë”, tha Paul Hertz, drejtori i divizionit të astrofizikës së NASA-s gjatë një konference shtypi të hënën.

Shkencëtarët janë duke hulumtuar „ujëvarat e ngrira”. Në studimin e parë shkencëtarët nën drejtimin e Casey Honniball nga Universiteti i Havait në Honolulu analizuan të dhënat nga stacioni hapësinor “Sofia”. Gjatë hulumtimit të kraterit Calvius në jug të Hënës ata gjetën gjurmë të molekulave të ujit. Këto mund të jenë kryesisht të konservuara në kristale ose në të çarat shkëmbore të Hënës, mendojnë studiuesit. Në përgjithësi mendohet, që molekulat e ujit janë të konservuara më shumë në zonat polare sesa në rajonet e tjera, që ndodhen në afërsi të ekuatorit të Hënës.

Në studimin e dytë një ekip shkencëtarësh nën drejtimin e Paul Hayne nga Universiteti i Colorados kanë hulumtuar krateret, të çarat shkëmbore si dhe sipërfaqet e vogla, në të cilat mund të ketë rezerva uji. Me të dhënat e sondës së NASA-s “Lunar Reconnaissance Orbiter” dhe modelet teorike ata kanë gjetur të ashtuquajturat „ujëvara të ngrira”, pra zona që ndodhen në hije, e ku në të ftohtit e vazhdueshëm mund të jetë konservuar uji. Ndër to janë krahas kratereve të krijuara prej goditjeve edhe zona, ku rrezet e diellit janë të mbuluara. Sipas këtij studimi në Hënë mund të ketë një sipërfaqe rreth 40.000 kilometra katrorë që ndodhet vazhdimisht në hije, kjo sipërfaqe është dy herë më e madhe nga sa mendohej deri më sot. Teorikisht në këtë zonë mund të ketë ujë të ngrirë. Shumica e këtyre rajoneve ndodhet në rajonet polare të këtij trupi qiellor, 60 përqind të kësaj sipërfaqeje studiuesit e lokalizojnë në hemisferën jugore.

“Nëse përfytyron se ndodhesh në sipërfaqen e Hënës në afërsi të një poli, do të shikoje hije ngado”, citohet Hayne në një njoftim të Universitetit të rij. Shumë nga këto hije të vogla mund të jenë plot me akull.” Si shembull për zonat më të mëdha me ujë studiuesit përmendin kraterin Shackleton në polin jugor, që është mbi katër kilometra i thellë dhe ka një diametër prej mbi 20 kilometrash.

Këto depozita të vogla akulli mund të jenë një “real game changer”(ndryshuesit e vërtetë të lojës), tha në një intervistë Paul O. Hayne, profesor i shkencave astrofizike dhe planetare në Universitetin e Kolorados, i cili drejtoi kërkimin.

Poli i jugut i hënës është bërë një destinacion i dëshiruar për një numër misionesh robotike nga NASA, Kina dhe programe të tjera hapësinore.

Një akull i tillë jo vetëm që mund të sigurojë ujë për të pirë astronautët e ardhshëm, por molekulat e ujit gjithashtu mund të ndahen në atomet e tyre përbërës të hidrogjenit dhe oksigjenit. Oksigjeni do t’u jepte astronautëve diçka për të marrë frymë. Hidrogjeni dhe oksigjeni mund të përdoren gjithashtu si shtytës raketash për udhëtime në  Tokë apo edhe disa ditë në Mars dhe më gjerë.

“Nuk kemi nevojë të paketojmë ujë për udhëtimin tonë, ne kemi një mundësi për të marrë me vete sende të tjera të dobishme”, tha Jacob Bleacher, shefi i shkencëtarëve të eksplorimit për drejtorinë e kërkimeve njerëzore dhe operacioneve të NASA-s.

Në vëzhgimet e marra nga teleskopi fluturues i NASA-s, shkencëtarët ishin në gjendje të vëzhgonin një gjatësi vale të dritës infra të kuqe, në gjashtë mikronë, të emetuar nga molekulat e ujit. Këto emisione u panë në pjesët e ndriçuara nga dielli të kraterit Clavius afër Polit të Jugut, por jo afër Ekuatorit hënor, ku temperaturat nxehen.

Por se nga vjen uji në Hënë, kjo nuk është e qartë. Studiuesi francez i hapësirës Francis Rocard nga qendra kërkimore CNES mendon, se uji mund të ketë mbërritur në Hënë prej goditjeve nga asteroidet. Molekulat e ujit kanë depërtuar në brendësi të sipërfaqes së Hënës, duke mbetur atje „të burgosura përjetësisht”. Rezervat e ujit në Hënë do të ishin të rëndësishme për astronautët në misionet e ardhshme jo vetëm në satelitin e Tokës, por edhe në Mars. Nëse arrihet të përdoret uji në Hënë dhe ai mund të transportohej në mini-stacionin e planifikuar Lunar Gateway , atëherë misionet e tjera do të jenë shumë më të thjeshta dhe me kosto më të favorshme. Rocard tha, se mund të përdoren sonda, që ta marrin ujin nga Hëna e kësisoj me të mund të furnizohen raketat për në Mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button