Nimetz takohet me Poposkin dhe Vasilakis

Ndërmjetësuesi Matthew Nimetz sot dhe nesër do të ketë takime me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe të Greqisë, Zoran Jolevski dhe Adamantios Vasilakis.

Sipas shërbimit për informim të Kombeve të Bashkuara, janë paraparë bisedime të ndara të Nimicit me Jolevskin dhe me Vasilakisin, ndërsa pastaj edhe takim i përbashkët.

Para dhjetë ditëve, Nimetz i cili vizitoi të dy shtetet theksoi optimizëm dhe siç paralajmëroi Greqia dhe Maqedonia  janë të disponuara për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për kontestin afatgjatë për emrin.

“Folëm për specifikacitete, për mundësi të shumëllojshme, e jo vetëm në përgjithësi. Theksova disa ide dhe mora reagime të caktuara. Kam ndjenjën se ekziston interes i rritur dhe vëmendje serioze lidhur me mundësitë për arritje të zgjidhjes”, deklaroi Nimic pas vizitave në Athinë dhe Shkup, pa saktësuar se për çfarë ide ëhtë bërë fjalë.

Evrokomisari për Zgjerim Stefan Fyle para një jave tha se ka propozuar që për këtë kontest ai personalisht të ketë takime me Poposkin dhe Avramopulosin, ide e cila u vlerësua pozitivisht nga shedi i diplomacisë së Maqedonisë, ndërsa një ditë pas deklaratës së Poposkit zëdhënësi i Qeverisë greke tha se për kontestin mund të bisedohet vetëm nën patronazhë të KB-ve./ Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button