Opozita padit Veljanovskin

Koalicioni “Bashkimi për ardhmërinë” i udhëhequr nga LSDM-ja sot përsëri i bllokoi tre udhëkryqet kryesore të kryeqytetit, duke e shprehur pakënaqësinë me ngjarjet që ndodhën me 24 dhjetor.

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Igor Ivanovski, paralajmëroi se sot, në Prokurorinë publike në Shkup, do të parashtrojnë padi penale ndaj kryetarit të parlamentit, Trajko Veljanovskit.

– Duhet mbajtur përgjegjësi politike dhe ligjore, dhe për këto arsye sot, në Prokurorinë publike në Shkup, do të parashtrojmë padi penale ndaj personit Trajko Veljanovski, për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar, që është nënshkruar nga 42 deputetë, deklaroi Ivanovski.

Iniciativat për formimin e komisionit për shqyrtim plotësues të fakteve, Ivanovski i quajti si ikje nga përgjegjësia e atyre që i kanë urdhëruar dhe zbatuar ngjarjet e 24 dhjetorit.

Sipas LSDM-së, është e patolerueshme që përfaqësuesit politikë të VMRO-DPMNE-së të fshihen prapa institucioneve kur duhet të ballafaqohen me përgjegjësinë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button