Strugë, rritet numri i ndjekësve të Selës në Facebook!

Kandidati i PDSH-së për Strugën Ziadin Sela ashtu siç paralajmëroi më parë për Portalb, se komunikimi me qytetarët përveç takimeve direkte do të bëhet edhe përmes mediave sociale, konkretisht Facebook-ut, tashmë ka shtuar aktivitetin e tij në këtë drejtim.

Faqja zyrtare e Ziadin Selës këtë fundjavë ka shumëfishuar numrin e fansave të cilët ndjekin atë përmes Facebook-ut dhe njëkohësisht kanë mundësi të komunikojnë direkt me të.

Disa javë më parë vet deputeti aktual i PDSH-së Ziadin Sela deklaroi për Portalb se komunikimi përmes mediave sociale tashmë është një trend botëror dhe një mundësi e mirë për të qenë sa më pranë qytetarëve, andaj siç tha ai, kjo mënyrë e komunikimit do të përbëjë një ndër elementet e rëndësishme të fushatës elektorale për zgjedhjet komunale.

Sela në faqen etij në Facebook, gjitrhashtu ka lënë edhe kontaktin e tij telefonik për tu kontaktuar nga të gjithë qytetarët e interesuar.

Sipas burmieve të afërta të degës së PDSH-së në Strugë, përveç Facebook-ut, Ziadin Sela ka shpeshtuar takimet e tija direkte me nëndegët e partisë si dhe me banorët e fshatrave rurale në qytetin e Strugës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button