Labënishti shton vizitat në fshatrat e Strugës

Aktivitet e kandidatit për kryetar të komunës së Strugës nga radhët e BDI-së, Arben Labënishtit tashmë edhe pse jo zyrtarisht, kanë filluar përmes takimeve me banorët e fshatrave përreth.

Ashtu siç konfirmon edhe vetë deputeti aktual i BDI-së, Labënishti, i cili thotë se kafen e mbrëmjes e pinë në fshatrat e rajonit të Strugës, ku shfrytëzon rastin për të takuar shumë miq dhe njerëz të tjerë.

“Po mund të them se gati çdo mbrëmje kafen e pimë në ndonjë fshat të Strugës. Këto takime nuk nënkuptojnë se ne kemi filluar aktivisht me fushatën parazgjedhore, janë takime të rëndomta me banorët e fshatrave ku diskutojmë tema nga më të ndryshmet duke përfshirë këtu edhe problemet me të cilat ato përballen”, tha Labënishti për Portalb.

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar më parë Arben Labënishti për kontaktin me qytetarët do të përqëndrohet kryesisht në takimet direkte, ku do të diskutojë në lidhje me zhvillimet dhe problematikat që kanë të bëjnë me vendet përkatëse. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button