Tetovë, ku mbeti nafta për Pallatin e kulturës?

Në këto ditë të acarta, Pallati i kulturës në Tetovë ende funksionin pa lëndë ngrohëse, gjegjësisht naftë. Drejtori i këtij institucioni Haki Fazliu thotë se akoma nuk dihet se kur do të sillet nafta për ngrohje. U bë një kohë e gjatë që Pallati ballafaqohet me këtë problem.

“Ende nuk kemi mjete për tu furnizuar me naftë. Pasi që të merren mjetet e reja nga buxheti i këtij viti miratimi duhet të hapet tender, dhe nga kjo procedurë do të varet  se kush do ta bëjë furnizimin me naftë. Besoj se do të kalojë një kohë e gjatë ndërsa ne akoma presim” tha Fazlu.
Derisa pritet nafta, në këtë institucion janë ndërprerë të gjitha aktivitetet.

“Kemi vetëm një të cilin e dimë se do të mbahet më 17 shkurt dhe e organizon USHT-ja. Se çfarë do të bëjmë nuk e dimë, por besoj se do të gjejmë një rrugë zgjidhje tjetër ashtu siç ndodhi edhe herën e parë që ne vend të pagesës të sjellin naftë vetë ata”  tha Fazliu.

Ministria e Kulturës financoi instalimin e nxemjes qendrore të pallatit të kulturës në por e ka lënë atë pa naftë. Në opinion jo-zyrtarisht thuhet se kjo situatë pason si një hakmarrje për vendosjen e flamurit gjigant në këtë pallat me rastin e 100 vjetorit  të pavarësisë  së shtetit Shqiptar. Por, zërat e tilla i kanë demantuar drejtori dhe ministria e Kulturës. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button