Alibitë që përdoren nga burrat dhe gratë

Tradhtia nuk është një ves që i prek të gjithë. Mundet që në heshtje të konsiderohet një art, për shkak të nevojës për ta bërë të ditur. Fjala kyçe “e ruajtjes së fshehtësisë dhe shmangies së zbulimit”, krijon nevojën për të gjetur justifikimin më të mirë dhe gënjeshtrën më të besueshme.

Një faqe interneti që funksionon si pikë kontakti për marrëdhëniet jashtëmartesore në Itali hapi një sondazh dhe zbuloi tri gënjeshtrat më të përdorura për të mbuluar tradhtinë. Pjesëmarrësit në sondazh ishin 1,50-0 vetë, nga të dyja sekset dhe nga 35 deri në 55 vjeç, moshë kur gjendet edhe pjesa më e madhe e shkelësve të lidhjeve dashurore apo martesore.

Alibitë janë pak a shumë të njëjta, jam me shokët, jam në punë, më doli një punë e papritur etj. Por këto justifikime nuk kanë ndonjë vlerë të madhe, pasi janë shumë të rëndomta dhe ekziston gjithmonë rreziku që të zbulohesh.

Është më e rëndësishme të mbash mend mirë çfarë i ke thënë partnerit apo partneres në ditët, javët apo edhe muajt e shkuar, pasi shumë shpesh gënjeshtra zbulon një gënjeshtër të mëparshme. Pra le të shohim alibitë më të zakonshme për të mbuluar tradhtitë.

Burrat
– Puna, jam i zënë
Mbi 35 për qind e meshkujve përdor si justifikim për tradhtinë alibinë klasike të një takimi urgjent në punë, takim që ndodh për një arsye gati ekzistenciale dhe gjithmonë në darkë, jashtë orarit të zakonshëm të punës, takim që është shumë i lodhshëm dhe stresues, ku diskutohen çështje të mëdha. Është një lloj pune që nuk shmanget dot, përndryshe bashkëshortja apo e dashura, edhe në rast se nuk dyshon në besnikërinë tuaj, do të fillojë të mendojë se ti nuk e do, sepse nuk i kushton vëmendjen e duhur, nuk kalon kohë të mjaftueshme me të dhe je i dashuruar me punën më shumë se sa me të. Natyrisht, gjatë mbledhjeve të tilla, celulari mbahet gjithmonë mbyllur.
– Sporti
Rreth 28 për qind e meshkujve “shpikin” një aktivitet sportiv në rastet kur kanë ndër mend të tradhtojnë, veçanërisht një ndeshje futbolli me miqtë në fushë të vogël apo stërvitje në palestër për të humbur kilet e tepërta, stërvitje që kalon përmes shkëmbimit të zakonshëm të thashethemeve me miqtë. Duhet pasur shumë kujdes në raste të tilla, çanta duhet përgatitur mirë dhe kthimi në shtëpi duhet të kryhet në mënyrë të tillë që rrobat të futen menjëherë në lavatriçe, përndryshe do të dallohet se nuk ka djersë të mjaftueshme, apo nuk ka baltë në rroba për të justifikuar një ndeshje futbolli. Për më tepër, vajzat kanë një nuhatje të tmerrshme për të dalluar parfumet e të tjerave.
– Jam me miqtë
Për 24 për qind të meshkujve, darka me miqtë, ndoshta një herë në javë, me shumë pije dhe “kënaqësia e vetme jashtë jetës në çift” është mënyra e përzgjedhur për të fshehur tradhtitë. Janë pikërisht miqtë që bëhen ftues të darkës sekrete, por edhe vetë miqtë duhet të mbeten sekretë. Është një alibi shumë e keqe. E dashura apo bashkëshortja mund të të kontrollojë në çdo kohë duke shpikur një arsye banale për të të marrë në celular. Mund të thuash se ishe në bodrum dhe celulari nuk kap, por gjithsesi është një skemë jo shumë e mençur.
Gratë
– Po ikim të bëjmë pazar
Mbi 43 për qind e grave dhe vajzave që tradhtojnë, përdorin daljen për pazar si justifikim për të fshehur çfarë po bëjnë. Është një alibi shumë inteligjente, pasi meshkujt urrejnë të shoqërojnë shoqet e tyre kur dalin të kalojnë orë të tëra për të blerë rroba dhe për më tepër, meshkujt nuk janë shumë bezdisës, nuk do të gjejnë justifikime për të marrë në celular gruan, ndërkohë që ajo po bën pazar. Gratë kalojnë nëpër supermarkete shumë kohë, dhe kjo kohë përkon në mënyrë perfekte me kohën e nevojshme për një takim sekret.
– Me shoqe
Diskutimi analog me meshkujt ndodh edhe me gratë. Për 31 për qind të tyre, një darkë apo një kafe e gjatë me shoqet është justifikim gjithmonë më i vlefshëm se sa për meshkujt. Për më tepër, alibia bëhet e përkryer nëse njoftohet vajtja në kinema apo teatër (ku celularët mbyllen), dhe akoma më mirë, kur këto gjëra ndodhin në netët që ka ndeshje të rëndësishme futbolli. Në këtë fushë është edhe solidariteti femëror që funksionon shumë mirë. Shoqja nuk do të ta tradhtojë alibinë edhe po të vihet nën tortura.
– Kam një punë
Për 19 për qind të grave që morën pjesë në sondazh, justifikimi është gjithashtu një punë urgjente që duhet të mbyllet sa më parë. Tashmë gratë kanë fituar pavarësinë e nevojshme profesionale për të pasur punën si një alibi për gjëra të tjera.

Lajme të ngjashme

Back to top button