Telai mbledh nënshkrimet për kandidaturën e Çairit
![Besnik Telai](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/7D9CB17A56830F8DAE9DB1621AC670C3.jpg?fit=400%2C289&ssl=1)
Profesori Besnik Telai cili i pavarur do të garojë kundër kryetarit aktual të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti nga radhët e BDI-së dhe Muhamed Thaçi nga radhët e PDSH-së, nga sot mbledh nënshkrimet e nevojshme për verifikimin e kandidaturës së tij.
Kandidatura e Besnik Telait është e shoqëruar edhe me listën e këshilltarëve të pavarur, të cilëve për zyrtarizimin e garës zgjedhore do tu nevojiten grumbullimi i 350 nënshkrimeve të nevojshme.
“Kjo është një ditë e veçantë për të gjithë qytetarët e Çairit sepse në zgjedhjet lokale të 24 marsit bashkëqytetarët tanë do të kenë mundësi të votojnë për një kandidat që del nga mesi i vet qytetarëve, dhe të lirohen nga partitë të cilat jemi mësuar ti shohim deri më tani. Grumbullimi i nënshkrimeve në bashkëpunim me listën e pavarur të këshilltarëve komunal do të realizohet brenda dy ditëve në vazhdim” tha Telai.
Bartësi listës për këshilltar komunal është caktuar Isuf Jusufi.
Telai është ish anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe aktualisht profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës. /Portalb