“Detonator”, tre persona dëmtojnë shtetin për 4.7 milion euro

Për gjashtë vite me radhë, tre persona kanë përfituar ilegalisht 291 milionë denarë apo 4.7 milionë euro duke vendosur 195 aparate pokeri dhe 6 aparate për rulet në Tetovë, Kumanovë, Koçan, Obleshevë, Makedonska Kamenica dhe Dellçevë. 

Këta persona kanë qenë pronarë të disa firmave në Shtip dhe Koçani, kanë përdorur logon “Cherry” për shërbimeve të pijeve duke i ikur kështu pagesës së tatimit.

Ministria e Punëve të brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër pronarëve Gj.I (40) , I.GJ (28) dhe D.I (35) të cilët kanë kryer aktin jo-legal të larjes së parave gjatë periudhës 2006-2012.

Rastet në gjashtë qytetet ku ka ndodhur mashtrimi i takojnë aksionit policor “Detonator” në të cilën u kapën dhjetëra persona të cilët me anë të aparateve të lojërave të fatit kanë abuzuar me paratë shtetërore.

Më poshtë shikoni videot nga aksioni “Detonator” /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button