Telai mbledh nënshkrimet për kandidaturën e Çairit

Profesori Besnik Telai cili i pavarur do të garojë kundër kryetarit aktual të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti nga radhët e BDI-së dhe Muhamed Thaçi nga radhët e PDSH-së, nga sot mbledh nënshkrimet e nevojshme për verifikimin e kandidaturës së tij.

Kandidatura e Besnik Telait është e shoqëruar edhe me listën e këshilltarëve të pavarur, të cilëve për zyrtarizimin e garës zgjedhore do tu nevojiten grumbullimi i 350 nënshkrimeve të nevojshme.

“Kjo është një ditë e veçantë për të gjithë qytetarët e Çairit sepse në zgjedhjet lokale të 24 marsit bashkëqytetarët tanë do të kenë mundësi të votojnë për një kandidat që del nga mesi i vet qytetarëve, dhe të lirohen nga partitë të cilat jemi mësuar ti shohim deri më tani. Grumbullimi i nënshkrimeve në bashkëpunim me listën e pavarur të këshilltarëve komunal do të realizohet brenda dy ditëve në vazhdim” tha Telai.

Bartësi listës për këshilltar komunal është caktuar Isuf Jusufi.

Telai është ish anëtar i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe aktualisht profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button