Dështon transferimi i Hasanit në Dinamo Zagreb

Kontrollet mjeksore nuk kanë dhënë dritën e gjelbër që futbollisti tetovar Ferhan Hasani të bëhet futbollist i Dinamos së Zagrebit, njoftojnë mediat kroate.

Hasani i cili këtë javë duhej të nënshkruante kontratën e re, për shkak të një lëndimi i cili kërkon kohë të shërohet nuk do të mund të luaj me Dinamon ashtu siç u paralajmërua.

“Më vjen keq që nuk mund ta sjellim Hasanin në ekip, testet mjeksore tregojnë se ka një lëndim që kërkon kohë për tu shëruar, kshuqë ne nuk mund të investojmë në këtë drejtim. I dëshiroj suksese Hasanit” tha drejtori i klubit kroat. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button