Për t’u mjekuar jashtë vendit, paguani 200 euro participim

Pacientët të cilët kanë nevojë për mjekim në vendet tjera në llogari të shtetit do të paguajnë participim deri në 200 euro. Pacientët deri tani mbulonin 20 për qind të shpenzimeve. Shpenzimet tjera, pa dallim se në çfarë sasie janë, i paguan shteti, informon zëdhënësi i qeverisë Aleksandar  Gjorgjiev. 

Për këtë ndryshim, është zmadhuar buxheti i fondit për vitin 2013. Buxheti deri tani ishte 150 milion denarë, ndërsa për këtë vit janë planifikuar 80 milion shtesë, gjegjësisht buxheti këtë vit do të jetë 230 milion denarë. Mesatarisht, në vit do të mjekohen 200 deri në 400 pacientë në vendet e jashtme.

Sipas Gjorgjievit, në fillim të vitit për mjekim në vendet e jashtme janë paraqitur më pak se 10 persona, ndërsa do të shqyrtohet mundësia që pacientët të cilët kanë aplikuar në dhjetor të përfshihen në këtë program.

Lajme të ngjashme

Back to top button