S’ka negociata me BE-në pa institucione stabile

“Ngjarjet e 24 dhjetorit shkaktuan dëme të mëdha dhe ato duhen të përmirësohen. Fillimisht, i shkaktuan dëm imazhit të Maqedonisë dhe e dyta, që është edhe më me rëndësi, në lidhje me besimin e qytetarëve tek institucionet e tyre demokratike pikërisht edhe ajo duhet të përmirësohet. Së pari nëpërmjet dialogut politik, ndoshta është më e rëndësishme të provohet të kthehet besimi i qytetarëve tek sistemi i tyre demokratik dhe institucioneve”, thotë ambasadorja Mariet Shurman në intervistë për “Evropa e lirë”.

Mes tjerash, ajo shtoi se dialogu politik nuk është vetëm ulja në tavolinë dhe përsëritja e porosive të cilat veç më janë të përmendura e duke mos dëgjuar mendimin e tjetrit.

Dialogu, thotë ajo, është dëgjim aktiv në përpjekjet për të gjetur zgjedhje e përbashkët dhe pikërisht atë e presin qytetarët nga liderët e tyre politik. Ambasadorja e Holandës pohon se vazhdimi i krizës politike do të ndikojë në eurointegrimin e vendit.

“Principi bazë për fillim të procesit të dialogut është stabiliteti i institucioneve të cilët do ta garantojnë mbizotërimin e drejtësisë dhe respektimin e drejtave njerëzore. Ajo që ndodhi e çrrënjosi këtë dhe kjo duhet të rregullohet. Ajo nuk mund të jetë e injoruar nga unioni Evropian dhe NATO. Mendoj se hapin e parë të cilën duhet ta merr udhëheqësia politike në vend është të merr përgjegjësinë dhe të zgjidh problemin. Që do të thotë se dera nuk është e mbyllur, mirëpo gjithçka varet nga përgjigjja e autoriteteve se si do të ballafaqohen me këtë krizë”, thotë Shurman për Evropën e Lirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button