Jennifer Lopez, pa të brendshme në premierën e filmit

Jennifer Lopez u prezantua në premierën e filmit të saj më të ri me titull ‘Parker’ pa të brendshme. 

Këngëtarja dhe aktorja 43-vjeçare kishte zgjedhur një fustan të bardhë, e çara e të cilit tregonte qartë faktin se ajo kishte “harruar” të brendshmet për promovimin e filmit.

Në deklarata të mëparshme, J-Lo ka pranuar se ka qenë në një stres të jashtëzakonshëm gjatë xhirimeve pasi sapo ishte divorcuar nga Marc Anthony, transmeton TCH.

“E kisha të vështirë të zgjohesha në mëngjes dhe të punoja. Kur je e trishtuar dhe e stresuar është shumë e vështirë. Ndjeja sikur e gjithë jeta ime ishte shkatërruar”, deklaronte Lopez për gazetën Daily Mirror.

Lajme të ngjashme

Back to top button