A është e mundur që gruaja pas lindjes të duket si gjyshe?

Gruaja 27 vjeçare nga Kina të cilën mediat e quajtën Wu është plakur menjëherë pas lindjes. Tani ajo duket si një grua 60-70 vjeçare, shkruan LiveLeak

Wu u ka thënë gazetarëve se për shkak të pamjes së saj ajo nuk guxon të dalë dhe të ballafaqohet me të tjerët. Asaj i pengon sepse të gjithë e thërrasin gjyshe.

Wu tregon se është martuar në moshën 21 vjeçare. Djalin e ka lindur vitin e kaluar. Pas lindjes ajo filloi të plaket. Sot ajo ka frikë të shohë veten në pasqyrë.

.

Wu (27) ka ndërruar disa spitale, por asnjëri deri tani nuk ka mundur të zbulojë sëmundjen e saj. Por ajo përsëri shpreson se do t’i kthehet pamja që ka pasur para se të lindë finjën e saj.

.

Lajme të ngjashme

Back to top button