Padia kundër Milloshoskit dhe babait të tij për ndërtesën dhe për lustrimin e urdhëruar të një gjykatësi është aprovuar plotësisht

Këshilli për Vlerësim të Akuzës për rastin “I fuqishmi” kundër 13 personave, përfshirë edhe deputetin e VMRO-DPMNE-në, Antonio Milloshoski dhe babain e tij, i ka refuzuar ankesat e të akuzuarve dhe në tërësi e ka miratuar akuzën, kumtoi Gjykata Penale e Shkupit, njofton Portalb.mk.

“Lënda që është formuar pas miratimit të aktakuzës në pajtueshmëri me sistemin – AKMIS, do të shpërndahet te gjykatësi për gjykim të mëtutjeshëm dhe pas caktimit të diskutimit kryesor palët dhe opinioni do të jenë plotësisht të njoftuara”, shtoi gjykata.

Akuzën e ka dorëzuar Prokuroria e Shkupit e cila ka marrë pjesë të madhe nga hetimet e ish PSP-së, pas hetimit q ëe ka udhëhequr prokurorja Fatime Fetai. Është dorëzuar edhe propozim-akuzë kundër 10 personave për të njëjtën lëndë. Të gjithë 13 personat ngarkohen për përzierje në shitje ilegale të objektit në fshatin Izhishta (Komuna e Makedonski Brodit), që e ka shfrytëzuar Komuna e Pllasnicës.

Dy prej të akuzuarve, akuzohen se kanë kryer Mashtrim, a i treti, Milloshoski, Mashtrim dhe Keqpërdorim të detyrës zyrtare sipas nenit 353 paragrafi 2 i Kodit Penal, ku dënimi më i vogël është 5 vjet burg. Me akuzën janë përfshirë 10 persona të cilët ngarkohen se kanë kryer një vepër penale – Keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar sipas nenit 353, paragrafi 2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button