EVN: Faturat në shqip vetëm me kërkesë

Pas publikimit të lajmint nga Portalb.mk se faturat e energjisë nga EVN-ja lëshohen edhe në gjuhën shqipe në ndonjë vendbanim në Maqedoni duke e argumentuar atë me një faturë të lëshuar në fshatin Veleshtë në Strugë kanë reaguar nga EVN duke sqaruar se kjo kompani dërgon faturë në gjuhën shqipe vetëm nëse atë e kërkon konsumatori dhe jo vetëm në Veleshtë por kudo që ky shërbim do të kërkohet.

Zëdhënesja e EVN-së Vlera Gjakova në një prononcim për Portalb.mk ka saktësuar se përveç Veleshtës edhe Likova është vendbanim ku EVN-ja i dërgon faturat edhe në gjuhën shqipe.

“Faturat dërgohen vetëm maqedonisht, sepse maqedonishtja është gjuhë zyrtare në vendin tonë dhe ne e kemi për detyrë të veprojmë konform ligjieve në Maqedoni, ndërsa në gjuhën shqipe i faturat i dërgojmë nëse atë e kërkojnë konsumatorët ose përfaqsuesit e vendbanimeve të tyre. Nga Veleshta kemi pasur kërkesë që faturat të dërgohen edhe në shqip dhe ne e kemi realizuar këtë kërkesë. Qëllimi ynë është që të jemi sa më të qartë dhe të afërt me konsumatorin prandaj nëse dikush e kërkon, atëherë ne mundemi që faturën ta dërgojmë në gjuhën shqipe” thotë Gjakova për Portalb.mk

Ky pohim i Gjakovës si dhe faturat e Veleshtës dhe Likovës hedhin poshtë pretendimet e mëparshme nga përfaqsues të kësaj kompanie se nuk mundet që faturat të dërgohen në gjuhë tjetër përveç maqedonishtes për arsye ligjore.

Zëdhënësja e EVN-së sqaron se kjo kompani mirëpret çdo kërkesë nga përfaqsuesit e vendbanimeve shqiptare për faturat në gjuhën shqipe dhe thekson se EVN-ja do ti përgjigjet me kënaqësi interest të qytetarëve. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button