Zyrtare: ZERO denarë për rrugën e Arbrit!

Mjete për rrugën e Arbrit që lidh Shqipërinë me Maqedoninë, Qeveria e Maqedonisë nuk ka paraparë në kuadër të Programit për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve rajonale dhe lokale gjatë vitit vijues, Program ky të cilin e promovuan ditë më parë.

Këtë e konfirmon zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Tahir Hani.

‘Tash në drejtim të Dibrës kemi pjesën e rrugës Mavrovë-Dibër që shpie në kufij me Bllacën, bëhet fjalë për diku 17 milion denarë. Sa i përket rrugës së Arbrit, kuptohet që është një ide për një rrugë të Arbrit që kalon në malet në drejtim të Dibrës, për ato për momentin nuk ka as projekt dhe nuk janë paraparë mjete për këtë pjesë të rrugës. Ka përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, të cilët janë ithtarë të kësaj rruge, por për momentin nuk janë ndarë mjete për këtë pjesë’ thekson Hani.

Hani ndërkohë përmendi mjetet të cilat ka ndarë Qeveria për rrugët ndërtim dhe rikonstruim të rrugëve tjera në vendet e banuara shqiptarë.

‘Janë ndarë mjete për rrugën Bellanoc Stançiq në kufij me Kosovën, edhe atë 40 milion denarë. Punimet do të fillojnë në moment kur të zgjidhen kontestet pronësore-juridike. Gjithashtu në Agjencinë për rrugë është shpallur tenderi për ndërtimin e rrugës regjionale Likovë-Haraçinë, janë ndarë 150 milion denarë. Pastaj do të rehabilitohet rruga Mavrovë-Dibër, gjithashtu edhe rruga Ura e Boshkut që lidh Dibrën me Kërçovën’ njofton Hani.

Me Programin për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve rajonale dhe lokale në vitin 2013 planifikohet ndërtimi dhe rikonstruimi i 133 rrugëve lokale me gjatësi prej 162 kilometrave në 70 komuna, për të cilat janë akorduar 17 milionë euro, si dhe 11 rrugë rajonale me gjatësi prej 160 kilometrave

Rruga e Arbrit e shkurton me rreth 100 km distancën mes Portit të Durrësit dhe Shkupit thuajse duke u barazuar me distancën Selanik-Shkup Sipas paralajmërimeve kjo rrugë pritej të përfundojë pikërisht 2013-ën./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button