Keqpërdorimi i fondeve të BE-së në Maqedoninë e Veriut, hapet lënda nga anti-korrupsioni

Në Maqedoninë e Veriut Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) ka hapur lëndë për dyshimet rreth keqpërdorimit të mjeteve të fondeve të BE-së në kuadër të projektit ERASMUS+, transmeton Portalb.mk.

“Më 26 qershor, të këtij viti morëm informacione nga MASH se është realizuar mbikëqyrje dhe janë konstatuar parregullsi financiare, gjegjësisht lëshime, dëm material, pas çka nga Ministria është dorëzuar padi penale deri në PTHP”, deklaroi anëtari i Komisionit, Nuri Bajrami. Raportohet se në lidhje me rastin janë informuar edhe institucionet tjera, si Drejtoria për polici financiare.

Komisioni raportoi se lënda është hapur pas një raportimi anonim për keqpërdorim të mjeteve nga Agjencia nacionale për programe arsimore-evropiane dhe mobilitet, ku drejtoreshë është Lidija Dimova.

Komisioni sot ka raportuar edhe për parregullsi edhe në institucione tjera, si përzgjedhja e drejtorëve. Ndërkohë, kërkuan edhe rregullohet shfrytëzimi i resurseve buxhetore, si dhe të shënohen automjetet zyrtare ashtu që të njihen.

Rast mashtrimi dhe korrupsioni prej 2.2 milionë eurove nga mjetet e programit arsimor “Erasmuus+” të Bashkimit Evropian për Maqedoninë e Veriut, e cila është organizuar dhe zbatuar nga vitit 2016-të deri në vitin 2019-të, i publikoi në muajin qershor në konferencë për shtyp, Lidija Dimova.

Ajo në intervistën për Portalb.mk, kishte deklaruar se zbardhja e rastit të keqpërdorimeve të një pjese të fondeve të BE-së, që është denoncuar edhe në Bruksel, do të nënkuptonte se në vend funksion lufta kundër korrupsionit. Sipas saj, publikimi i këtij skandali do të ndikojë pozitivisht ndaj vendit, por edhe ndaj ndarjeve të mëtutjeshme të mjeteve financiare. Dimova në këtë intervistë ka folur edhe për procesin e anëtarësimit të vendit në BE, për të cilin tha se do t’i sjell sistemit shumë ndryshime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button