Qeveria paguan renovimin e varrezave serbe

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim që Qeveria e Republikës së Kosovës t’i mbulojë të gjitha shpenzimet për rregullimin e varrezave të komunitetit serb që janë dëmtuar gjatë ditëve të fundit.

Lajmin e ka konfirmuar Zyra e Kryeministrit me anë të një komunikate për mediume.

Grupe personash të paidentifikuar kanë dëmtuar disa varreza ortodokse serbe në shenjë proteste shkaku i largimit të lapidarit të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës, akt ky që u bë me urdhër të qeverisë në Beograd dhe me ndihmën e xhandarmërisë serbe.

Autoritetet vendore e ndërkombëtare e kanë dënuar ashpër aktin e vandalizmit. Policia e Kosovës ka iniciuar tashmë procedurat hetimore për dëmtimin e varrezave./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button