(Foto) Rruga rajonale Strugë-Drasllajcë plotë me gropa të rrezikshme

Rruga rajonale Struge Drasllajcë dita ditës po bëhet më e rrezikshme për qarkullim dhe paraqet një segment tepër të vështirë për të lëvizur si shkas e gropave të mëdha që janë hapur përmes kësaj rruge.

Më disa raste tentativa e shoferëve për ti anashkaluar gropat kanë rrezikuar aksidente që mund të kishin pasoja fatale.

Qytetarët që çdo ditë frekuentojnë këtë aks rrugor janë të dëshpëruar me situatën në teren dhe akuzojnnë kompaninë Makedonia Pat” për papërgjegjshmëri.

“Ne çdo vit paguajmë taksa, regjistrojmë veturat tona, mjete këto që duhet të shfrytzohen për të mirmbajutur rrugët por ja siç e shihni edhe vetë rrugët tona janë të pakalueshme nga këto gropa të rrezikshme”, thotë një banor i fshatit Dollogozhdë.

“Shum janë të rrezikshme e sidomos kur ka të reshura atëher mbushen dhe nuk duket asgjë. Përveç se prishim veturat tona rrezikojmë ndonjëher për aksidente. Nga 2 muaj kanë filluar të hapen këto gropa por askush nuk vjen ti rregulloj” thotë një banor i fshatit Bixhovë që kalon çdo ditë në këtë rrugë.

Qytetarët e kësaj zone theksojnë se në disa raste “Makedonija Pat” i ka mbushur gropat me rërë veprim ky që ata e cilsojnë si shumë jo serioz. /Portalb      

Lajme të ngjashme

Back to top button