Irak, bombë në xhami, mbi 20 viktima

Të paktën 20 persona dyshohet se kanë mbetur të vdekur nga një sulm vetëvrasës në një xhamia shiite në qytetin irakian Tuz Khurmato. 

Sipas autoriteteve, sulmi kishte në shënjetër besimtarët shiitë që po merrnin pjesë në një funeral. 

Tuz Khurmato është rreth 175 kilometra në veri të Bagdadit dhe është një qytet i banuar kryesisht me popullsi me etnicitet turk.

Megjithëse dhuna sektariane ka rënë ndjeshëm në krahasim me kulmin e saj, që e arriti në vitet 2006 dhe 2007, sërish sulmet ndaj besimtarët shiitë nuk janë ndalur. Këta të fundit fajësojnë militantët sunitë për këto akte./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button