Ka ndodhur dhe kjo, pasi kanë lexuar novelën erotike “50 hijet e Greit”

Kur bëhet fjalë për librin “50 Hijet e Greit”të E L James, mendohet se është një audiencë femërore por jo nuk është kështu. Ky libër erotik lexohet nga të gjitha moshat dhe nga të dy sekset. 

Libri erotik që ka pushtuar botën mbarë “50 hijet e Greit” nuk mund të kalojë pa lënë pasoja.

Një argjendar në Britaninë e Madhe i ka shpëtuar burgut pasi është shpallur i pafajshëm pas një seance të dhunshme seksuale me të dashurën e tij.

Gjykata tha se ai nuk ishte i fajshëm pasi e dashura kishte nënshkruar një kontratë të skllavërisë seksuale.

Steven Lock, 43 vjeç, tha se ai dhe partnerja e saj kishin rënë dakord për një seancë seksi “pronar/skllav” pasi kishin lexuar novelën erotike “50 hijet e Greit”. Në kontratën e nënshkruar, ajo i kishte premtuar atij përdorim të lirë të trupit të saj, duke pranuar që ai ta godasë me rripin e mesit nëse nuk zbaton rregullat. 

Lock tha se ai e goditi për 15 sekonda me rrip pasi ajo nuk kishte thënë fjalën e sigurisë “e kuqe”. Por ai ndaloi kur e kuptoi se po e lëndonte. Ajo i tha gjykatës se ai e goditi aq shumë, sa ajo po bërtiste nga dhimbja. Ajo shtoi se mund të dëgjonte edhe rripin që fishkëllente.

“Mendoja se do ishte gallatë. Por nuk doja që ajo të qante,” tha Lock.
Avokati mbrojtës tha se libri në fakt është një triller. Ai shtoi se ajo kujtonte se do ishte fantazi, por u përball me realitetin. Çifti në ta kaluarën e tyre ishte angazhuar në seks në grup dhe në skenarë ‘pronar/skllav’, por kurrë nuk ishte parë një skenar i tillë kaq i dhimbshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button