Luftimet e ashpra mes Armenisë dhe Azerbejxhanit vazhdojnë, mbi 60 të vdekur deri më tani

Autoritetet e rajonin separatist  Nagorni Karabakut,i cili është nën kontroll të armenëve thonë se 59 ushtarë të tyre janë vrarë deri më tani në luftimet me forcat Azerbajxhanase.

Përleshjet më të ashpra në rajon në katër vitet e fundit filluan dje, ku të dy palët, armene dhe azerbajxhanase pretendojnë se kanë kontrollin dhe janë duke përparuar. Të dy vendet kanë shpallur mobilizimin e përgjithshëm dhe ligjin ushtarak në disa zona.

Baku njoftoi se 26 civilë janë plagosur në bombardimet armene,  nga të cilët pesë persona tani më kanë humbur jetën.

Turqia tashmë ka thënë se mbështet Azerbajxhanin, ndërsa Rusia, e cila ka baza ushtarake në Armeni, ka bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka thënë se është koha për t’i dhënë fund krizës. Kjo mosmarrëveshje territoriale është një nga më të vjetrat në botë dhe ka zgjatur që kur rajoni u shkëput nga Azerbajxhani në fillim të viteve 1990, transmeton BBC.

Që kur filluan luftimet e reja dje, të dy palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për bombardimet e ashpra të caqeve civile. Ministria armene e Mbrojtjes tha se rreth 200 armenë u plagosën.

Ndryshe, pas fillimit të luftimeve të ashpra në rajonin e Nagorni Karabakut të dielën, të dyja vendet kanë shpallur tani gjendjen e luftës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button