Nëse nuk shpallen zgjedhje, kriza politike mund të eskalojë… Flasin ekspertët

Qëndrimet diametralisht të kundërta të liderëve të pozitës dhe opozitës maqedonase, e thellojnë edhe më tej krizën politike, e cila ka gjasa të eskalojë edhe më shumë. 

Kështu thonë njohësit e çështjeve politike, profesori universitar Sefer Tahiri, dhe analisti Petar Arsovski.

Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme është e vetmja rrugëdalje nga kriza, thotë Tahiri.

‘Dalja nga kjo krizë do të ishte shpallja e zgjedhjeve parlamentare që do të mbaheshin bashkë me ato vendore. Ndryshe do të kemi thellim të krizës politike meqë nuk ka asnjë lloj sinjali midis pushtetit dhe opozitës se mund të vij deri tek zgjidhja. Varianti tjetër që mund të ndikojë në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme është dorëzimi apo kthimi i mandateve të opozitës 42 në numër, që do të thotë se nëse ata dorëhiqen do të shpallen kushte të mjaftueshme politike për zgjedhje’ precizon Tahiri.

Për Arsovskin, kriza aktuale politike e vendit mund të tejkalohet me dialog.

E vetmja dalje nga kriza politike është të vazhdohet dhe të ketë dialog me intensitet më të madh dhe të gjendet ndonjë mekanizëm politik që kjo të tejkalohet. Këtu shoh përgjegjësi tek të gjithë, por më shumë tek qeveria e cila është përgjegjëse për gjendjen në shtet. Qëndrimet e kundërta të dy partive, udhëzon në atë se kriza do të eskalojë, ndërsa me eskalimin e krizës do të përforcohet nevoja për dialog politik, dhe jam ende optimist se ndonjë zgjidhje politike do të gjendet.

Ndryshe, Maqedonia është futur në krizë politike me 24 dhjetor, kur pozita largoi me dhunë nga parlamenti deputetët e opozitës maqedonase./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button